Drita dominuese në elitë, por mbetet pa njeriun e duhur

Volejboll

Drita dominuese në elitë, por mbetet pa njeriun e duhur

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 13:05
Ilustrim

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani edhe në kushte mjaft të vështira, ka arritur me sukses ta përmbyll edicionin e vjeshtor në elitën e volejbollit të Kosovës. “Edhe zyrtarisht klubi jonë Drita, është shpallur kampione e Kosovës për sezonin vjeshtor edhe atë me te dy kategoritë!

Është zhvilluar edhe xhiroja e fundit e këtij sezoni ku Drita jonë ishte nikoqire e KV Prishtina Voley, ku me fitoren bindëse prej 3:0 në sete vashat tona e kane zyrtarizuar titullin kampion për sezonin vjeshtor.

Prishtinaset nuk ishin kundërshtare që mund ti rezistonin vashave tona, të cilat me lojën që treguan, ua pamundësuan prishtinaseve qe te nxirrnin ndonjë rezultat më pozitiv ku setet u mbyllen (25:12, 25:15, 25:19) përballë vashave të Dritës të cilat ishin tejet të motivuara për këtë takim.

Kampione janë shpallur edhe junioret tona të cilat me fitoren përballë KV Prishtina Voley me rezultat 2:0 ne sete (25:15, 25:6), e kanë siguruar titullin kampion vjeshtore. Klubi jonë që nga fillimi i sezonit është përballur me probleme të shumta financiare por qe nuk ka ndikuar ne rezultate te ekipit.

Për shumë vite me radhë Drita nuk ka pasur probleme në aspektin financiar ku edhe sukseset ishin historike për klubin tonë, sepse ishte Valon Murseli ai qe për shumë vite e ka përkrahur jashtëzakonisht shumë financiarisht klubin tonë, por që tani me Valon Murseli është pronar i klubit të futbollit Drita, dhe që është tërhequr tërësisht nga volejbolli.

Tërheqja e tij nga klubi jonë, ka lënë një boshllëk të madh dhe që po vërehet shumë në aspektin organizativ dhe financiar të klubit tonë, e që ardhja e ndonjë donatori të ri do të ishte e mirëseardhur për klubin tonë, që në një të ardhme të afërt të shkruajmë historinë e sukseseve së bashku.

Klubi jonë i volejbollit Drita, është klubi më i suksesshëm në qytet, dhe padyshim njeri prej klubeve më të organizuara të qytetit, dhe gjendja nëpër të cilën po kalon kohëve të fundit është alarmante!

Shpresojmë që këto probleme financiare të kalohen shpejt dhe mos të kemi vështirësi në rrugëtimin tonë drejt sukseseve tjera historike kombëtare dhe ndërkombëtare që klubi jonë i ka për synim. Drita, krenaria e qytetit”, thuhet nga KV Drita.

Femrat

Ferizaj-Drenasi 3:0 (25:16, 25:20, 25:20)

Trepça-Skenderaj 1:3 (9:25, 17:25, 25:23, 12:25)

Gryka - Kastrioti 0:3 (8:25, 16:25, 14:25)

Drita - Prishtina Voley 3:0 (25:12, 25:15, 25:19)

Tabela

1. Drita 7 7 0 21:3 20

2. Kastrioti 7 6 1 19:4 18

3. Skenderaj 7 5 2 18:7 16

4. Prishtina Voley 7 4 3 12:10 12

5. Ferizaj 7 3 4 10:12 9

6. Drenasi 7 2 5 6:15 5

7. Trepça 7 1 6 6:20 3

8. Gryka 7 0 7 2:21

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat