Shqiptarja që ua bën 8 me 2 maqedoneve

Volejboll

Shqiptarja që ua bën 8 me 2 maqedoneve

Nga: Shaban Sinani Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:34
Laureta Abazi

Vetëm  një ndeshje para  përfundimit të  pjesës vjeshtore të kampionatit në  elitën e volejbollit të Maqedonisë, klubi “Universiteti i Tetovës” ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Në ndeshjen e javës  së tetë që u zhvillua në Manastir kundër Pelisteri Volejit, ekipi i studenteve tetovare shënoi fitore maksimale 0:3 në sete 15:25, 16:25 dhe  22:25.   Për  ndeshjen në  fjalë dhe atmosferën në ekip pas këtij suksesi  trajnerja Laureta Abazi  për ART Channel, deklaroi.  

“Është e vërtet se fitorja e mbrëmshme edhe njëherë vërtetoi dominimin tonë në Ligë, edhe ne arkëtuam tre pike dhe me ato siguruam titullin kampion vjeshtor. Është e  vërtet  se kjo u arrit  si rezultat I punës ekipore  e gjithë skuadrës. Domethënë përkushtimit  dhe punës së palodhshme të vajzave dhe ne vërtet jemi mjaftë të emocionuara sepse kjo  fitore e jona pritej, por  edhe  titulli  kampion vjeshtor është një epitet i parë për skuadrën tonë që shënon dy vjetorin e themelimit të saj”.

Titulli i kampionit vjeshtor pos që paraqet sukses për ekipin, njëherit paraqet edhe obligim pasi në pjesën pranverore e presin sfida shumë të  rënda.  Po a do të ketë freskime gjegjësisht përforcime në ekip trajnerja  Abazi  tha se  nuk  do të ketë nevojë për një gjë të tillë.  “Është e vërtet se  pjesa  tjetër  do të jetë akoma më e ngarkuar  dhe akoma më e vështirë. Të them të drejtën neve kemi  një formacion mjaftë të mirë dhe besoj dhe mendoj se do të vazhdojmë me të njëjtin formacion. Nuk do të ketë ndonjë  përforcim por si do që të jetë ne duhet të punojmë akoma më shumë , tu qasemi problematikës akoma edhe më shumë dhe mendoj se paraqitjet tona në pjesën tjetër  të jen edhe më  dominuese” tha ajo.

Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” në  javën e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit si nikoqire do të përballet me ekipin Planet, që është një rast i mirë që me fitore e radhës para publikut të vetë të festojnë titullin e kampionit vjeshtor. Me një fjalë, trajnerja Abazi me ekipin e saj ua bëri 8 me 2 maqedoneve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat