Prenga: Drita, e papërshtatshme për Kastriotin dhe Skenderajn! - Bota Sot
Prenga: Drita, e papërshtatshme për Kastriotin dhe Skenderajn!

Volejboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Prenga: Drita, e papërshtatshme për Kastriotin dhe Skenderajn!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Adelajda Prenga feston trofeun

Drita nga Gjilani fitoi Kupën e Federatës në volejboll, në konkurrencën e femrave. Nga drejtuesit e KV Dritës, ky sukses vlerësohet i madh në fund të këtij viti, por mbeten me synime të qarta: në pranverë t’i mbledhin të gjitha trofetë e mundshme. Kampionia në fuqi ka qenë më e mirë se Kastrioti i Ferizajt dhe triumfoi me rezultat 3:1, në finalen që u luajt të dielën në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.  Volejbollistja më e mirë në Kosovë, Adelajda Prenga, tha se sukses i skuadrës së saj, Dritës, është dhe fryt i punës që bëhet në klub me trajnerin Lorik Ilazi.

“Për të thënë të vërtetën, në asnjë moment të ndeshjes, mund të them që s’kishim e nuk hasëm në vështirësi. Jo për të nënvlerësuar kundërshtarin por bëmë një lojë të mirë dhe e merituam”, thotë Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ajo tregon se ku ishte dhe çelësi i këtij triumfit: “Besoj se duke parë edhe trofetë tona të fituara, arma jonë është puna e palodhshme, pastaj grupi ishte pika më e fortë e jona. Fillim e mbarim i ndeshjes ne jemi një për të gjitha e të gjitha për një”.

A mendoni se Drita do të jetë e pa konkurrencë deri në fund? “Ne gjatë kampionatit sigurisht kemi pas luhatje të lojës, por i kemi mbyll me fitore, edhe dy ekipet poshtë nesh nuk janë ekipe të dobëta, ka vajza me eksperiencë të duhur tashmë, por mendoj që ne do të arrijmë t’ia dalim me... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test