Luboteni - Prishtina Voley 0:3 apo 3:0, ec e bjeri në fije informatës së FVK-së! - Bota Sot
Luboteni - Prishtina Voley 0:3 apo 3:0, ec e bjeri në fije informatës së FVK-së!

Volejboll

E enjte, 22 shkurt 2018

Luboteni - Prishtina Voley 0:3 apo 3:0, ec e bjeri në fije informatës së FVK-së!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 11:33
Emaili FVK-së

Nëse shikojmë emailin zyrtar të Federatës së Volejbollit të Kosovës, vështirë është t’i biesh në fije se kush ka fituar. Sipas emailit del se ka fituar me 0:3 Prishtina Volej në finalen e Kupës së Federatës (meshkujt), por nëse i shikon setet fitues del Luboteni nga Ferizaj.

Në fakt, Luboteni ka fituar me 3:0, ndërsa ky gabim teknik nuk është edhe për t’u habitur, sikurse FVK ta përmirësonte me email të ri, se njerëzit që punojnë edhe gabojnë.

Por habia është se as që e kanë vërejtur gabimin teknik dhe as që e kanë përmirësuar me email të ri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test