Gërguri: Absurditet në volejboll!

Volejboll

Gërguri: Absurditet në volejboll!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:25
Blerim Gërguri

Nuk shkon mirë në volejboll. Përçarjet e mëdha që kanë ndodhur tash e sa muaj kanë lënë pasoja në sportin skofiar. Ish sekretari i përgjithshëm dhe ish nënkryetari i FVK-së, Blerim Gërguri, është i shqetësuar për ecurinë se si shkon për Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor të FVK-së. “Vendimet, këshillat ose sugjerimet të cilat na i ka përcjellë Këshilli i Përkohshëm kalojnë nëabsurditet, duke mos ditur, ose duke mos dashur të dinë përgjegjësitë dhe obligimet për të cilat i ka zgjedhur Kuvendi, ose që i obligon Statuti i FVK-së. Askujt  prej nesh nuk na intereson se çka mendojnë secili anëtarë i Këshillit veç e veç, ato le ti mbajnë për vete. Ne e dimë atë çka është e shkruar dhe miratuar në Statutin e FVK-së, i cili qartazi ua përcakton detyrat: Këshilli ka për obligim te parapërgatit Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor (i shtytur konform situatës së krijuar pas datës 20.09.2017, me dorëheqjen e Bordit, me c rast ka ardhë në shprehje Neni 20, pika 4): të caktoj datën, vendin dhe kohën e mbajtjes, gjë të cilën veç që ka bërë dhe ka përfunduar punën e tij.  Kurse mendime, propozime, sugjerime nga anëtarët e Këshillit janë plotësisht të parëndësishme për delegatët e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, ku do të bëhet zgjedhja e kryetarit, dy nënkryetarëve dhe gjashtë anëtarëve të Bordit.

Çdo tentim tjetër i cilit do individ është me insinuata të paracaktuara dhe dashakeqe që të vënë në lajthitje komunitetin e FVK-së”, ka thënë Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat