Volejbollistja Nurije Kroni, nga Bllaca në Friedrichshafen të Gjermanisë - Bota Sot
Volejbollistja Nurije Kroni, nga Bllaca në Friedrichshafen të Gjermanisë

Volejboll

E hënë, 15 tetor 2018

Volejbollistja Nurije Kroni, nga Bllaca në Friedrichshafen të Gjermanisë

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 08:56
Nurije Kroni me ekipin e saj

Nurije Kroni, vajza 15 vjeqare nga fshati Bllacë komuna e Therandës, qe dy vite ka vendosur që karrierën e saj si volejbolliste ta vazhdojë në ekipin e volejbollit (Friedrichshafen), të Gjermanisë.

Nurija synon sa ma shpejt të luaj në Bundesligë.

Na flisni pak për veten tuaj?

''Po pas lufte, pasi babi im nuk punnte askund,gjenja ekonomike na detyroi që ne të shpërngulmi në Gjermani,në qytetin e ''Friedrichshafen'' . pasi ishim 5 anëtar familje 2 motra e një vëlla dhe prindrit,unë vendosa,pasi si pasion kisha volejboolin ekipi i këti qyteti është në Bundes Ligën Gjermane,qyteti ku jetoj me familje,''''Friedrichshafen'', dhe fillova ushtrimet  me një synimë të luaj në ekipin e Bundesligës, numri im për momentin është (6). Pozita ku luaj është, aussen angreifer, ose sulmuse anësore ,për grupmoshat e reja'', shprehet volejbollistja 15 vjeçare që vije nga Bllaca e Therandës, Nurije Kroni.

Jam krenare që mbajë emrin e gjyshes sime

Jam krenare me këtë emër sepse prindrit e mi me pagëzuan kështu dhe me nder e krenari do e trashëgojë emrin e gjyshes edhe pse e kam njohur vetm nga fotot e saj. Jam krenare që jam e Kosovës dhe vije nga një fshat më i madhi si për ka shtëpit dhe banorët,që i bie Bllaca e Komunës së THerandës,fshati historik,fshati i Ramë Bllacës,që grisi traktaktin që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, që Ramës i kushtoi me jetë.

Të rikthehemi në Kosovë..

''Që në moshën 12 vjeqare volejbolli u bë pasioni im,mezi prisja të mbaroja mësimin që të shkoja të ushtroja në palestrën dhe të dija nga aty e rraskapitur deri në agim. Qysh në ditët e para trejnerit tim i rash në sy dhe u shpreh se nese kisha këtë vullnet nga ti gjithmonë, që edhe kur të rritesha do të bëhesha një lojtare e dalluar dhe shumë e mirë,pasi kisha një teknikë të shkëlqyer dhe një shkathtsi të paimagjinueshme'', shprehet Kroni.

Por edhe familje ishte ajo kryesorja që po më përkrah dhe në kushte ende jo të mira dhe kjo ishte ajo krenaria ime që më shtyri të mrri këtu ku jam si në shkoll edhe në sportin e volejbollit, së paku deri më tani jam mirë komunited të mirë super mirë, shprehej ajo dhe dëshira e saj është që kur e mrrin atë kulmikacionin e duhur të kthehet në Kosovë dhe të kontribojë në këtë fushë sportive, po qe se volejbolli i Kosovës ka nevojë për mua

Image

Por po kthehem prap te trajneri im...

Fjalët e tij më jepnin vullnet,kurrë nuk u ndala së ushtruarit dhe vetëm mndoja se si të arrija sa më larg. Jam në ekipin e kombëtarës për grupmoshat e reja,dhe duke rritur nivelin e lojës herë pas here u bëra protagonistja kryesore për të nxjerr ekipin e Friedrichshafen për tri këto sezona me radhë si fituese,kuptohet në ekipin e grupmoshave të reja dhe së shpejti mendoj do mrri edhe në ekipin e parë të kësaj skuadre. Gjithashtu jam shpërblyer disa herë si volejbollistja ma e mirë e grupmoshave,si shqiptare si lojtarja ma e mirë në këtë vazë të kapionatit të grupmoshave të reja.

Në gjithë këtë rrugëtim kam hasur edhe në vështirësi.

Dua të theksoj që në të gjitha këtë rrugëtim kam hasur shumë vështërsi ekonomike për ndjekjen e kapionatëve.Por sugurisht e gjithë merita shkon për trajnerin dhe familjen time,dhe një kosisht, falenderim për ta që asnjë herë nuk më lanë në baltë dhe kjo ishte arsyeja e sukseseve të mia, dashuria dhe pasioni që kishte për sportin e volejbollit,që do arri majen e objketivave.  

Bllaciana, Nurije Kroni, vajza 15 vjeqare nga fshati Bllacë komuna e Therandës, qe dy vite ka vendosur që karrierën e saj si volejbolliste ta vazhdojë në ekipin e volejbollit (Friedrichshafen), të Gjermanisë.

Image

''Klasën e 9-të e ka krye si më e mira dhe i kanë nda mirënjohje për një kohë të shkurtë,tani  vazhdonë mësimet në shkollën teknike  këtu në Friedrichshafen të Gjermanisë, si dentiste e ardhshme'', shprehet i ati i Nurijes, Safet Kroni.'

'Vajza Nurije Kroni tani ka 15  vjet ,volejbollin si sport të zemrës ushtron që dy vite, tani luanë  për ekipin volejbollit të qytetit ''Friedrichshafen'' të Gjermanisë, moshave për të rejat , ku ka arrit suksese shum shpejt si në shkollë edhe në ekip'', shprehet Kroni...

Duke përfunduar këtë intervistë me volejbollisten nëpërme facebookut, ne Nurisë i deshiruam suksese të matejme dhe Nurija duhet të jetë shembull i gjeneratave të reja të femrave sidomos të cilat kanë përfunduar në përendim arsyejet po dihen, ende pa e shijuar mirë vendëlindjen e tyre, Kosovën, që të ndjekin rrugëtimin e Nurije Kroninit se ende nuk është vonë,dhe ndoshta do kenë fatin që të kthehen në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre aty edhe ku u lindën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test