Krasniqi nxjerr 14-shen më të mirë të volejbollisteve në 18 vitet e fundit! - Bota Sot
Krasniqi nxjerr 14-shen më të mirë të volejbollisteve në 18 vitet e fundit!

Volejboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Krasniqi nxjerr 14-shen më të mirë të volejbollisteve në 18 vitet e fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:36
Naser Krasniqi

Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në volejboll (femrat), Naser Krasniqi, ka përzgjedh 14-shen më të mirë të volejbollisteve për 18 vitet e fundit (1999-2017). Krasniqi për rreth tetë vite kishte qenë në krye të kombëtares dhe ka pasur pasqyrën më të mirë se cilat nga volejbollistet kanë treguar nivelin më të lartë.

“Për me zgjedh një 12-she të kësaj periudhe, 18-vjeçare, është e vështirë, por pasi unë kam qenë një kohë të gjatë në udhëheqje të klubit dhe kombëtares së Kosovës para pranimit, domethënë sa isha trajner i kombëtares gati 8 vite, atëherë kjo me mundëson sadopak të bëjë një përzgjedhje sa më objektive.

Ato që kanë qenë shumë të mira në periudhën e para dhe pak kohë pas luftës, janë:1. Makfire Brestovci; 2. Feime Shala; 3. Vildane Jashari; 4. Afërdita Sadiku; 5. Ganimete Gërbovci; 6. Arbenita Ymeri; 7. Vlora Hasani-Berisha; 8. Shqipe Kçiku; Albulena Ejupi; 10. Edona Gjinolli; 11. Sherife Behrami; 12. Drenusha Asllanaj; 13. Fjolla Shabani; 14. Më e mira e të gjitha kohërave jo vetëm e kësaj periudhe, por e të gjitha kohërave, e papërsëritshmja Shemsije Asllanaj. Unë i përzgjodha 14-të, se tash në volejboll formacionet e lojtareve janë me nga 14 lojtare. Ju kërkoj falje nëse dikë nuk e kam përfshi, por besoni jam munduar të jem objektiv sepse ashtu edhe jam nga natyra.

Deri te numri 9-të në renditje i takon periudhës së parë, pastaj nga vendi i 10-të vjen periudha e dytë”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Krasniqi tha se kanë mjaft aktivitete në të kaluarën. “Kam qenë trajner i kombëtares nga periudha e pasluftës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test