Cila është përbërja më e mirë e të gjitha kohërave në volejboll sipas Krasniqit

Volejboll

Cila është përbërja më e mirë e të gjitha kohërave në volejboll sipas Krasniqit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:17
Naser Krasniqi

Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në volejboll (femrat), Naser Krasniqi, ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje se cila mund të jetë përbërja më e mirë e të gjitha kohërave. Ai ka numëruar disa nga turnetë në vitet e kaluara kur ishte trajner i kombëtares. “Mund ta veçoj turneun në Pescara të Italisë në vitin 2003, aty kombëtarja e vajzave zuri vendin e 3-të nga 6 ekipet, duke e mundur edhe kombëtaren e Shqipërisë që ishte po ashtu pjesëmarrëse në turne. Pastaj pas një viti, 2004, po ashtu kombëtarja ishe pjesëmarrëse në të njëjtin turne pra ‘Adriatic Cup’, ku në zumë vendin e 4-të nga 6 ekipet pjesëmarrëse. Pastaj sukses i kombëtares tonë ishte pjesëmarrja në turne ndërkombëtar në Qipro në vitin 2009 vendi i parë, ku mendoj se kemi pas një përbërje që ka qenë më e mira e të gjitha kohërave, përbërja ishte: Shemsije Asllanaj, Ganimete Gërbovci, Edona Gjinolli, Flutra  Hasani, Vlora Hasani-Berisha, Vildane Jashari, Afërdita Sadiku, Deniza Hasani - Pacolli, Albulenë Ejupi, Shqipe Kçiku, Leonora Latifi, Arbenita Ymeri, Albana Hajdaraj. Selektor isha unë dhe ndihmës ishte Bahri Gjinovci”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat