Drenogllava: Me Lubotenin do t’i mbrojmë titujt

Volejboll

Drenogllava: Me Lubotenin do t’i mbrojmë titujt

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:00
Edmond Drenogllava

Volejbollisti Edmond Drenogllava është i emocionuar për shpalljen sportist i vitit 2017 në Komunën e Ferizajt.  Volejbollistit i kampionit në fuqi, Luboteni nga Ferizaj, tha se ka synime të mëdha për edicionin 2018.  “Në fakt, çmimi ishte një befasi edhe pse sukseset nuk munguan. Pa dyshim që secili çmim për sportistin është një motiv shtesë për të punuar”, tha Drenogllava.

Ai më tutje tha, se synimi është të luftojnë për trofe: “Fillimisht dua edhe të falënderoj klubin për hapësirën, mbështetjen dhe ngrohtësinë që me ka dhënë që nga dita që jam pjesë e KV Lubotenit, që pa dyshim janë këto cilësi që me ndihmuan që unë të marrë edhe këtë çmim. Luboteni sikurse çdo sezon, ashtu edhe në këtë që po na vjen, hynë fuqishëm dhe me synime të qarta që nga fillimi. Ne si klub edhe këtë sezon do të mundohemi t’i mbrojme titujt që i fituam. Pos kësaj, synojmë prapë garat ndërkombëtare për paraqitje edhe më të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat