Turne ndërkombëtar në nderim të Ismet Ramadanit

Volejboll

Turne ndërkombëtar në nderim të Ismet Ramadanit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 16:41
Ismet Ramadani

I ndjeri Ismet Ramadani ka qenë aktivist i shquar sportiv në periudha të ndryshme dhe gazetar sportiv po ashtu ka qenë edhe bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”.  Klubi i volejbollit Ferizaj (femrat) organizon turneun ndërkombëtar, i cili mbahet në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. “Me 11 shkurt (11.00) do të mbahet turneu memorial ‘Ismet J. Ramadani’.

Image

Ekipet që do të marrin pjesë janë: Svsk Kumanova nga Maqedonia, KV Drita nga Gjilani dhe Kastrioti nga Ferizaj, si dhe nikoqiri i turneut të KVF Ferizaj”, bëri të ditur Arta Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat