Berisha: Theranda, rival i fortë i Prishtinës dhe Lubotenit

Volejboll

Berisha: Theranda, rival i fortë i Prishtinës dhe Lubotenit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 19:20
Armend Berisha

Prishtina Volley, Luboteni nga Ferizaj dhe Theranda, vlerësoheni si klubet që do të luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve.  Theranda është prej klubeve që mban në presion Prishtina Volleyn dhe Lubotenin, kampion në fuqi. Therandasit renditen në pozitën e tretë me 15 pikë, kanë pesë me pak se kampioni vjeshtor Prishtina Volley dhe tri se ferizajasit. Volejbollisti me përvojë, Armend Berisha, që luan në pozitën e liberos, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kushtet për stërvitje janë të mira në klubin therandas.

Pas një kohe Berisha është kthyer në Therandë, sepse ishte pjesë e skuadrës shqiptare Erzeni. Me ardhjen e Berishës Theranda pa dyshim se do të jetë më e fortë dhe më konkurruese për trofe.   “Kemi filluar me përgatitjen e sezonit pranveror edhe pse ende me mungesa të disa lojtarëve, që ende nuk jemi kompletuar në ushtrime gjithë ekipi. Shpresojmë që në vijim do të jemi komplet në stërvitje”, - thotë Berisha. Synimi i therandasve është që të përgatiten maksimalisht dhe të jenë të gatshëm për betejat pranverore. Berisha tha se, shqetësuese është puna me gjeneratat e reja, e cila nuk është ashtu si duhet në shumicën e qendrave të Kosovës. 

“Bota sot”:  A është Theranda ndër konkurrentët kryesor për titull?

Armend Berisha: Jemi ekip me gjithë lojtarë vendorë dhe këtë vit jam rikthyer nga Kampionati i Shqipërisë, që kam qenë pjesë e ekipit të Erzenit dhe vendosa të rikthehem në Kosovë. Jemi ekip që këtë sezon do të pretendojmë për titull, ndërsa Prishtina siç dihet ka disa largime dhe disa prurje të reja, si dhe ekipet tjera. Mendoj se të gjitha ekipet jemi në të njëjtin nivel dhe në fund do të vendos puna që bëhet në ekipe për titullin e kampionit. Përveç ne, edhe Luboteni, Prishtina Volley, Peja, janë klube që do të luftojnë për titullin e kampionit dhe të Kupës së Kosovës.

“Bota sot”: Prishtina Volley apo Luboteni, cilin e llogaritni rivalin më të madh?

Armend Berisha: Puna që bëhet në Prishtina Volley, mendoj se din të befasojnë më shumë, por prapë Luboteni ka lojtarë me më shumë përvojë dhe është ekip që disa vite që mbron titullin e kampionit.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet e afruara në Therandë?

Armend Berisha:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat