Ndalet kampionati

Volejboll

Ndalet kampionati

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 18:46
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë, më datat 2-4 mars, do të luhen në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll, duke ndalur kampionatin e rrjetës. Vjet u luajtën takimet eliminatore, duke përcaktuar edhe 4 gjysmëfinalistët në të dyja kategoritë. Ndeshjet gjysmëfinale për femra do të luhen më datën 2 mars, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Barleti Volej-Teuta dhe Partizani-Tirana, në derbin kryeqytetas. Më datën 3 mars do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve, Vllaznia-Studenti dhe më pas sërish derbi Partizani-Tirana. Ditën e diel, më datën 4 mars do të luhen ndeshjet finale. Në të trija ditët, sfidat do të luhen në orën 16:00 dhe 18:00.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Femra (2 mars)

Barleti Volley – Teuta, ora 16:00 (Feti Borova)

Partizani – Tirana, ora 18:00 (Feti Borova)

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Meshkuj (3 mars)

Vllaznia – Studenti, ora 16:00 (Feti Borova)

Partizani – Tirana, ora 18:00 (Feti Borova)

Kupa e Shqipërisë – Finalet (4 mars)

Finale – Femra, ora 16:00 (Feti Borova)

Finale – Meshkuj, ora 18:00 (Feti Borova)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat