Kosova do të përballet me Austrinë, Zvicrën, Suedinë - Bota Sot
Kosova do të përballet me Austrinë, Zvicrën, Suedinë

Volejboll

E enjte, 20 shtator 2018

Kosova do të përballet me Austrinë, Zvicrën, Suedinë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:34
Pamje nga konferenca

Gjithçka është në nivelin më të mirë të mundshëm, ashtu siç e kërkojnë rregullat e Federatës së Volejbollit Evropian (CEV), për organizimin e ndeshjeve të volejbollit Silver European League si për femra po ashtu edhe për meshkuj. Tri palestrat sportive, si ajo ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan dhe  Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, janë në nivelin e përsosur.

Në konkurrencën e femrave, Kosova është në grup me Suedinë, Zvicrën dhe Estoninë, ndërsa të meshkujt me Maqedoninë, Austrinë dhe Letoninë. Sfida e parë do të zhvillohet me 20 maj mes Kosovës dhe Maqedonisë (meshkujt), e cila luhet në orën 16.30 në Ferizaj, ndërsa po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën palestër te femrat ndeshen Kosova-Estonia (19.00). Zyrtarët  e Federatës së Volejbollit të Kosovës, si Mimoza Shkodra - nënkryetare dhe Valon Nikçi - sekretar i përgjithshëm, thanë njëzëri, se sa i përket organizimit gjithçka është e përsosur.

A ka shpresa Kosova për fitore qoftë të meshkujt e qoftë të femrat? Shkodra tha se shpresa vdes e fundit, por sipas saj, çdo set i fituar është shumë më rëndësi dhe në radhë të parë të kalojnë testin për organizim. “Nuk është e kollajshme me pru Evropën në Kosovë. Për ne është sfidë, prandaj kemi nevojë për përkrahjen e qytetarëve, t’i mbushin palestrat. Shpresa vdes gjithmonë e fundit, jemi shtet i ri por kemi shpresa, çdo set, çdo pikë është e rëndësishme. Sfida më e madhe është organizimi i këtyre ndeshjeve. Do të ballafaqohemi me skuadrat më të mira në Evropë dhe nuk është e lehtë”, tha Shkodra. Kosova ka brengën tjetër sepse si te femrat po ashtu edhe te meshkujt, nuk do paraqiten lojtarët kryesorë. 

Adelajda Prenga dhe Bardhyl Hajdaraj nuk do të paraqiten për një arsye, për faktin se të dytë kanë luajtur për kombëtaren e Shqipërisë dhe kjo i penalizon.  “Nuk është e lehtë që të organizohet një ligë e tillë. Andaj kërkoi nga qytetarët që të mbushin palestrat për t’ia dëshmuar Evropës se Kosova e meriton që të jetë organizatore”, ka thënë Shkodra.  “Liga e Evropës e cila na takon të jemi në ligën e argjendtë dhe organizohet për herë të parë dhe kërkon më shumë vigjilencë nga federata. Kemi marrë hapat e nevojshëm, s’është e lehtë sepse është për herë të parë”, shprehet  Shkodra. Valon Nikqi është optimistë se kombëtaret tona do të japin më të mirë për të shënuar rezultate të mira. Ai është i vetëdijshëm për cilësitë që kanë rivalët, por beson e shpreson se kanë forcë për të arritur ndonjë pikë.

“Dy volejbollistët kryesorë nuk do të mund të jenë pjesë e kombëtareve për shkak të ndërrimit të shtetit të origjinës, Bardhyl Hajdaraj te meshkujt dhe Adelajda Prenga te femrat. Në bazë të paraqitjeve skuadra e femrave është në formë të mirë dhe shpresojmë që të bëjnë ndeshje të mira”, tha Nikçi. Federata e Volejbollit e Kosovës, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këto ndeshje që do të luhen në Kosovë dhe sipas tyre, edhe nuk do të kenë probleme me viza për të udhëtuar edhe në shtetet e jashtme.

Femrat:

Me 20 maj

Ferizaj: Kosova-Estonia       19.00

Me 23 maj

Gjilan: Kosova-Suedia 20.00

Me 26 maj

Zvicra-Kosova    17.30

Me 30 maj

Prishtinë: Kosova-Zvicra     19.30

Me 2 qershor

Suedia-Kosova    16.00

Me 6 qershor

Estonia-Kosova

Meshkujt

Me 20 maj

Ferizaj:  Kosova-Maqedonia 16.30

Me 23 maj

Gjilan: Kosova-Austria         17.30

Me 26 maj

Letonia-Kosova 18.00

Me 30 maj

Prishtinë: Kosova-Letonia 17.00

Me 2 qershor

Austria-Kosova 20.15

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test