Kryetari i FVK-ës trajner i Beach Voley-t (volejbolli në rërë)

Volejboll

Kryetari i FVK-ës trajner i Beach Voley-t (volejbolli në rërë)

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 16:40
KV Prishtina F.

Kryetari i kontestuar i Federatës e cakton vehten trajner të ekipit te FVK-ës në Beach voley në Lojërat mesdhetare në Taragon të Spanjës!!! duke e shkelur çdo normë etike dhe morale, duke e marrë me vehte kënë don (lojtaret e ekipit të vetë)! Jo vetëm  kjo shkelje, por edhe shumë shkelje tjera  e vërtetojnë se  ky njeri e ka privatizuar këtë  Institucion sportivë. 

Federata e Volejbollit prej vitit 2015/2018 është subvencionu nga MKRS me një shumë prej më shumë se 600,000,00 euro, vetëm në vitin aktual është nënshkruar Memorandumi në shumë prej 226,000, 00 eurove. Për të gjitha këto mjete asnjë herë anëtarësia nuk është njoftuar në mënyre analitike se për çfarë dhe ku  janë shpenzuar këto mjete… (Ende nuk e ka  dhënë raporti finansiar për mjetet e shpenzuara). Ku mbeten subvencionet e ekipeve të femrave, në gjithë botën sporti femëror subvencionohet dhe është subvencionu edhe në Kosovë por me ardhjen e këtij njeriu në krye të FVK-es është ndërpre…

Ku mbetën organizimet e kampeve për grupmoshat e reja, të cilat para tij janë organizuar rregullisht. Kë e ka pyetur për blerjen e pajisjeve për kombëtaret  në Beograd. Kë e ka pyetur, për pagesën e ndryshimit të licencës për lojtaren e tij Vildane Jashari, në shumë prej 2000 frankave zvicerane dhe pse këtë pagesë nuk e ka bërë për lojtarin e kombëtares Bardhyl  Hajdaraj? dhe lojtaren “më të mire të Kosovës”  e shpallur ne dy vitet e fundit, Adelajda Ilazi? Shkelje e vendimit të Kuvendit te jashtëzakonshëm të FVK-es , ku  në mënyrën klandestine e rizgjodhi vehten  dhe disa anëtarë të Bordit… Grupi jo formal i themeluar nga vetë ky, prej njerëzve të cilët (deri sa nuk erdhën në poste të dëshiruara) kanë qenë katalizator të të gjitha reagimeve dhe  telasheve në Federatën e Volejbollit të Kosovës, ndërsa tani janë ndalë pasi i kanë arritur qëllimet e veta.

A është Federata e Volejbollit vetëm tri/katër klube, ka  edhe  lojtarë të klubeve tjera  jo vetëm lojtarë dhe lojtaret e këtyre  klubeve të cilët janë të angazhuar në përfaqësuese bashkë me trajnerët  e tyre.  A është e drejtë që ky njeri me ndihmën e tre katër njerëzve në krye të Federatës, të bëjnë çka të dojnë,  të  kenë benificione pa kufi, të jenë trajnerë të kombëtareve  sipas dëshirës, të jenë kryetar të shoqatave, anëtare të komisioneve më shumë rëndësi, të jenë  anëtar të “Këshillit Profesional”, ti mbajnë nga  tri e më shumë  poste. Shkeljet drastike të Akteve normative të Federatës nuk kanë të ndalur, prandaj vjen pyetja a është kjo kapje, privatizim i kësaj federate nga ky njeri.. Privatizimi i Federatës nga  kryetari i kontestuar “Sulltan” Abedin Ibrahimi. “Unë bëjë çka dua dhe kur të dua ”askush s’ka çka  të  më bëjë ….!!!!

Lista e sportistëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në LM Tarragona 2018: 16.05.2018: Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka miratuar listën prej 40 sportistëve nga 12 federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor deri më 1 korrik 2018 në Tarragona të Spanjës. Sportet e xhudos, karatesë dhe notit kanë më së shumti garues, nga pesë sosh. Nga xhudo do të marrin pjesë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, kurse bashkë me ta do të udhëtojnë edhe trajneri kampion olimpik, Driton Kuka dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila do të jetë në cilësinë e trajneres. Nga karate janë: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana dhe Adelina Rama. Atletika dhe boksi, përfaqësohen me nga katër garues. Në Tarragona do të udhëtojnë edhe dy ekipe të volejbollit në rërë (beach volejboll), në konkurrencat e meshkujve dhe femrave, si dhe një ekip i pingpongut (meshkujt). Bashkë me sportistët do të udhëtojnë edhe 13 trajnerë. Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, po ashtu vendosi që sportistët t’i dërgojë në përgatitje. Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.  Lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën në LM Tarragona 2018 Xhudo:

Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi. Karate: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama. Trajner: Isak Curri. Noti: Dasar Xhambazi, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj, Eda Zeqiri, Fjorda Shabani. Trajner:Ardian Hamiti. Boksi: Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, Violant Sylejmani. Trajner: Shefki Bogujevci. Atletikë: Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi, Musa Hajdari, Vijona Kryeziu. Trajner: Zijadin Kryeziu. Shigjetari: Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani. Trajner: Fehmi Bylykbashi. Tenis: Blearta Ukëhaxhaj, Burim Bytyqi, Granit Bajraliu. Trajner: Jeton Hadërgjonaj. Beach Volejboll: Armend Berisha, Faton Mustafa, Valmira Ramadani, Vildane Jashari. Trajner: Abedin Ibrahimi. Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani. Trajner: Baton Çitaku. Taekwondo: Butrint Ejupi, Qëndrim Sejfijaj. Trajner: Nuhi Gashi. Peshëngritje: Leonora Brajshori. Trajner: Uzeyir Haciyev. Shenjëtari: Nexhat Sahiti. Trajner: Bislim Musliu, reagon përmes komunikatës klubi i volejbollit Prishtina F., anëtare e Superligës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat