Liga e Europës, nesër ndeshjet e fundit në fazën e grupeve

Volejboll

Liga e Europës, nesër ndeshjet e fundit në fazën e grupeve

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:08
Pamje nga një ndeshje

Nesër në mbrëmje (6 qershor), do të luhen ndeshjet e fundit në grupe në Ligën e Europës në volejboll për meshkuj e femra. Kombëtaret kuqezi do të luajnë sfidat e fundit në këtë fazë eliminatore, por nëse për meshkujt aventura në këtë turne mbyllet këtu, për vajzat kjo sfidë do të jetë një test i rëndësishëm, pasi janë kualifikuar për në fazën finale (16-17 qershor, në Suedi).

Femrat, në orën 17:00, do të luajnë ndaj Gjeorgjisë në sallën e lojërave “Feti Borova”, një sfidë që parashikohet e lehtë në letër për vajzat e trajnerit Altin Martiri. Shqipëria, e renditur në vendin e dytë në Grupin B, është kualifikuar për në fazën finale të këtij eventi dhe do të tentojë të korrë suksesin e pestë në fazën eliminatore. Deri më tani, kombëtarja ka arritur 4 fitore e një humbje dhe ndaj Gjeorgjisë ka fituar me lehtësi 3-0 dy javë më parë në Tbilisi.

Meshkujt e kanë mbyllur çështjen “kualifikim”, pasi me vetëm një fitore dhe 4 humbje në Grupin B llogaritë janë përfunduar prej kohësh. Shqipëria do të presë në “Feti Borova” rivalët e Kroacisë (ora 20:00), një ndeshje që pritet me interes, pasi kuqezinjtë synojna ta mbyllin me fitore këtë turne. Një mision i vështirë por jo i pamundur për djemtë e trajnerit Jani Melka, pasi në përballjen e parë në Split rivalizoi deri në fund, por u mund 0-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat