Të gjitha shkuan, vetëm Ana Hoda i mbetet besnike!

Volejboll

Të gjitha shkuan, vetëm Ana Hoda i mbetet besnike!

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2018 Në ora: 10:53
KV Prishtina 2011, Ana është me numër 2

Prishtina F. është anëtare e elitës së volejbollit të Kosovës (femrat). Një fotografi e siguruar brenda klubit prishtinas, që është bërë në vitin 2011, tregon se ndryshime janë 99 për qind! Vetëm një volejbolliste ka mbetur besnike e këtij klubit që ka ambicie të mëdha në edicionin e ri.

Lojtarja Ana Hoda i ka mbetur besnike apo lirisht mund të thuhet se është edhe si shefe aty, pra si më meritorja për sukseset.

Në foto të vitit 2011 janë: Marigona Asllanaj, Shemsije Asllanaj, ANA HODA, Hadije Rama, Jehona Berisha, Halime Fetahu, Ganimete Gërbovci, Drenusha Asllanaj, Leonora Latifi, Arijeta Hyseni dhe Naile Seferi.

Të gjitha janë larguar, vetëm Ana i ka qëndruar besnike, siç thonë në aspektin sportiv: Nuk i “tradhtoi”.  Në foto janë edhe Enver Tahiraj, Mehdi Mehmeti, Naser Tara. Bahri Gjinovci dhe Muhamet Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat