Në gjumë klubet e volejbollit në Kosovë!

Volejboll

Në gjumë klubet e volejbollit në Kosovë!

Nga: K. Goca Më: 1 gusht 2018 Në ora: 13:29
Pamje nga një ndeshje

Në disa sporte, si bie fjala në futboll e hendboll, po lëvizin klubet me disa përforcime të qëlluara apo jo, ndërsa në volejboll vazhdon  gjumi! Sigurisht klubet e volejbollit e presin ditën e afatit kalimtar që nis me 15 gusht dhe të bëjnë të ditura përforcimet. Të meshkujt, Prishtina Volley, Luboteni, Peja, Theranda mund të godasin në afatin kalimtar sikurse edhe të femrat Skenderaj, Prishtina Volley, Drita, Kastrioti dhe Prishtina F. edhe pse kjo e fundit ka frikën paksa nga rivalja kryeqytetase, Prishtina Volley. Madje siç merret vesh, trajneri Naser Krasniqi është zotuar se do t’iu tregon se kush është shefi i volejbollit në kryeqytet për femra si për nga cilësia si për nga organizimi sidomos për taktikën e lojës kush e ka më të fortë, do ta bindë edhe homologen e Prishtina F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat