Krahas Kosovës, po marrin pjesë edhe Shqipëria, Turqia dhe Bullgaria

Volejboll

Krahas Kosovës, po marrin pjesë edhe Shqipëria, Turqia dhe Bullgaria

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:20
Krahas Kosovës, po marrin pjesë edhe Shqipëria, Turqia dhe Bullgaria.

Ka filluar Kampionati Ballkanik U-20 i volejbollit në rërë (beach volejboll), në të dyja konkurrencat, që po mbahet në fushat e “Holiday Resort” në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Krahas Kosovës, po marrin pjesë edhe Shqipëria, Turqia dhe Bullgaria.
Në ditën e parë të garave, kampionati u vizitua edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtori i Departamentit të Sportit (DS) në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj.

Image

Të dy u pritën ngrohtësisht nga sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi dhe përzgjedhësi i U20, Bahri Gjinovci.
Presidenti Hasani dhe drejtori i DS, Alaj, përgëzuan FVK-në për organizimin e këtij kampionati, duke iu uruar suksese Kombëtareve të Kosovës.
Ata uruan që zhvillimi i volejbollit në rërë të masivizohet edhe më shumë në Kosovë, me shpresën se në të ardhmen edhe fushat në rërë nuk do të mungojnë.
Kampionati do të zgjasë deri më 5 gusht, kur edhe do të luhen ndeshjet finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat