Trupa ndihmëse e gjykimit, gati për fazën finale të Europianit U-19 për vajza

Volejboll

Trupa ndihmëse e gjykimit, gati për fazën finale të Europianit U-19 për vajza

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:27
Trupa ndihmëse e gjykimit, gati për fazën finale të Europianit U-19 për vajza

Komisioni tekniko-gjykues ka mbyllur me sukses programin teoriko-praktik për të gjithë gjyqtarët anëorë dhe ata të tavolinës, të cilët do të aktivizohen gjatë fazës finale të Kampionatit Europian të volejbollit për kategorinë U-19 për vajza, turne që zhvillohet në Tiranë e Durrës, më datat 1-9 shtator.

Trajnimi për gjyqtarët anësorë ka përfshirë seanca teorike mbi detyrat e tyre gjatë ndeshjes, të shoqëruara me séance praktike, ku janë demostruar detyrat, shenjat e lëvizjet e gjyqarëve anësorë. Testimi me shkrim ka përmbyllur këtë program trajnimi.

Paralelisht, janë zhvilluar seanca testuese edhe për gjyqtarët e tavolinës (sekretarë dhe pikëshënues), të cilët do të asistojnë në këtë event të rëndësishëm europian, seanca teorike e praktike në lidhje me përdorimin e protokollit elektronik (e-scoresheet).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat