Klubi që synon t’i befasojë të gjithë në elitën e volejbollit

Volejboll

Klubi që synon t’i befasojë të gjithë në elitën e volejbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:28
Prishtina F.

Drita nga Gjilani, Skenderaj dhe Kastrioti mund ta kenë edhe presionin e klubit Prishtina F. e saporikthyer në elitën e volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e femrave.  Drejtori i klubit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, sipas të gjithave gjasave, shpejt do t’i prezantojë edhe përforcimet nga jashtë.

Image

Në klubin e Prishtina F. është atmosferë e shkëlqyeshme dhe punohet me ritëm të shtuar. Ka ditë që kanë nisur përgatitjet dhe punojnë me ritëm të shtuar në urdhrat e trajneres Ganimete Gërbovci, ish anëtares së kombëtares së Kosovës. Mehmeti është optimist se do të ndërtojnë një ekip shumë konkurruese për kreun e tabelës dhe do t’ju prish llogaritë shumë ekipeve.

Image

Disa nga njohësit thonë se Prishtina F. do të rrisë konkurrencën në luftë për titullin e kampionit. Mehmeti ka paralajmëruar se do të jenë një ekip shumë e fuqishme dhe madje kërkon ta rrisë edhe përkrahjen e shikuesve për klubin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat