Në Grupin I do të luhet sfida e fundit Brazil – SHBA

Volejboll

Në Grupin I do të luhet sfida e fundit Brazil – SHBA

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:39
Pamje nga një ndeshje

Dy përballje të mëdha për të përcaktuar skuadrat që do të kualifikohen në gjysmëfinale të kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj, kompeticion që po transmetohet nga Supersport.

Në orën 17:00, në Grupin I do të luhet sfida e fundit Brazil – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të përcaktojë ekipin fitues të këtij grupi. Në fakt si amerikanët dhe brazilianët janë kualifikuar në gjysmëfinale, pasi mposhtën Rusinë më dy takimet e para. Brazili triumfoi me rezultatin e ngushtë 3-2, ndërsa SHBA-të dominuan 3-0 në përballjen e një dite më parë. Kemi të bëjmë mes dy ekipeve që janë superfuqi në këtë sport e që kur përplasen me njëri-tjetrin ofrojnë maksimumin për të apasionuarit e kësaj loje.

Në fakt, takimi më interesant do të jetë ai mes Italisë dhe Polonisë, që do të nisë në orën 21:15. Fitorja 3-0 e polakëve me Serbinë e ka komplikuar shumë pozitën e italianëve, që në përballjen e parë humbën me të njëjtin rezultat me serbët. Për të qenë pjesë e “final four”, Zaytzev me shokë duhet të fitojnë 3-0 me Poloninë dhe të mos i lejojnë kundërshtarët të realizojnë më shumë se 60 pikë në total, sepse koeficientët aktualë janë Serbia +15, Polonia +7 dhe Italia -22. Një mision që duket i pamundur, por askush nuk e ndalon skuadrën italiane të ëndërrojë dhe të provojë mrekullinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat