Superliga me dy anëtarë të ri

Volejboll

Superliga me dy anëtarë të ri

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:48
Pamje nga Kuvendi

Në Sallën e Konferencave në Hotel International në Prishtinë, Federata e Volejbollit e Kosovës mbajt Kuvendin e rregullt të punës.

Në prani të 46 delegatëve dhe me arritje të kuorumit, pas evidentimit të delegatëve të pranishëm, këtij kuvendi iu dha drita e gjelbër që të vazhdojë punimet

Këtë kuvend e hapi presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi, i cili ftoi që ky kuvend të hapet më një minutë heshtje, në nderim të jetës dhe veprës së ish-anëtarit të bordit dhe punëtorit sportive Jusuf Bytyqi, që ndërroi jetë muajin e kaluar.

Kuvendi zhvilloi punimet sipas këtij rendi të ditës:

1. Zgjedhja e Kryesisë së Punës,

2. Shqytimi dhe miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative

3. Shqyrtimi dhe miratimi i sistemit të garave

4. Sqyrtimi dhe miratii i raportit të punës, raportit të auditimit dhe atij financiar për vitin 2017

5. Shqyrtimi dhe miratimi I Raportit të punës dhe financiar (TM1/TM2 2018)

6. Zgjedhja e një anëtari të bordit të FVK-së

Pasi u miratua rendi I ditës dhe u zgjodh kryesia e punës, me shumicë votash u bë miratimi I statutit të FVK-së dhe akteve tjera normative.

Në pikën e dytë të rendit të ditës, të shyrtimi dhe miratimi I sistemit të ri të garave, u vendos që Superliga në të dyja konkurencat nga ky edicion 2018/19 të ketë nga 10 ekipe, 2 më shumë sesa deri tash.

Në konkurrencën e meshkujve nga zgjerimi i Superligës do të përfitojë KV Vëllaznimi nga Gjakova, kurse në atë të femrave, anëtare e Superligës bëhet KV "Ulpiana" - m, Lipjan.

Kuvendarët po ashtu miratuan raportin e punës, atë të auditimit dhe financiar për vitin 2017, kurse me shumicë votash po ashtu u miratua edhe raporti i punës dhe financiar për dy tre mujorët e parë të vitit 2018.

Në pikën e fundit të rendit të dytës, me votim të mbyllur u bë edhe zgjedhja e anëtarit të ri të bordit të FVK-së, në pozitën vakante të mbetur.

Më së shumti vota nga kuvendarët mori Abedin Mehani nga Drenasi, i cili do t’i bashkohet në mandatin e mbetur bordit aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat