Brazili mund Keninë

Volejboll

Brazili mund Keninë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:33
Pamje nga një ndeshje

Ditën e mërkurë u luajtën ndeshjet e raundit të katërt, në kampionatin botëror të volejbollit për femra, që po zhvillohet në Japoni.
Serbia mundi pa probleme Kazakistanin 3:0 me sete, 18-25, 16-25 dhe 13-25. 
Një tjetër takim i Grupit D ishte ai mes Brazilit e Kenias. Edhe brazilianet arritën një fitore të lehtë me rezultatin 3-0 me sete, 13-25, 10-25 dhe 16-25. “Ylli” i këtij takimi për amerikanojugoret ishte Natalia Pereira me 12 pikë, ndërkohë që te kombëtarja afrikane formën më të mirë e shfaqi Emmaculate Cemtai me 9 pikë. Brazili gjendet në vendin e dytë në grup, 3 pikë pas Serbisë së vendit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat