Kuka tregon se kur nisen për në Rio

Xhudo

Kuka tregon se kur nisen për në Rio

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 10:33
Agron Kuka

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se me 3 gusht udhëtojnë për në Rio.  Ai tregon edhe për çfarë kanë nevojë tash xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. “Tani më shumë kanë nevojë për qetësi dhe koncentrim maksimal në punë, për ketë arsye edhe kontaktet me media i kanë të kufizuara”, thotë Kuka. Në fakt, Majlinda për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike pikërisht në ‘Londra 2012’, por në petkun e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa tani do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat