Gjakova synon medaljen e dytë olimpike për Kosovën

Xhudo

Gjakova synon medaljen e dytë olimpike për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2016 Në ora: 11:53
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova (57 kg) do të dalë sot në arenë, e cila do të ballafaqohet me kolumbianen Jadinys Amaris, në rrethin e parë të Lojërave Olimpike - 'Rio 2016'. Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka thënë se Nora është favorite ndaj kolumbianes dhe pret që të kalojë më tutje. Pas të artës së Majlindës, Nora pritet t'ia sjell medaljen e dytë olimpike shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat