Thaçi flet për Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovës

Xhudo

Thaçi flet për Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 gusht 2016 Në ora: 18:16
Majlinda Kelmendi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për pjesëmarrjen e xhudistëve Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në Lojërat Opimike në Rio.

Thaçi ka thënë për Majlinda Kelmendin se gjeneratat e reja do të kenë para vetës shembullin e Majlindës në mënyrë që arrijnë rezultate të tilla me punë e dedikim

“Majlinda, e para që solli Kosovës arin nga Olimpiada. Model për gjenerata të tëra të rinjësh që sot ta kenë Majlinden si shembull të asaj cka mund të arrihet me punë, dedikim dhe dashuri. ?#‎KosovoinRio”, ka shkruar Thaçi. 

Ndërsa, për Nora Gjakoven e cila pësoi humbje nga e rumunja,  Corina Caprioriu, Thaçi ka thënë se edhe e lënduar, Nora njësoj si Majlinda ka bërë çmos për të fituar dhe na bëri krenarë si çdo herë me paraqitjen e saj.

“Edhe pse e lënduar, Nora njësoj si Majlinda ka bërë çmos për të fituar dhe na bëri krenarë si çdo herë me paraqitjen e saj, pavarësisht rezultatit. Të gjithë sportistët kosovarë pjesëmarrës në Rio 2016 janë fitues”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat