Mustafa: Medalja e Artë në Lojërat Olimpike një e arritur kulmore

Xhudo

Mustafa: Medalja e Artë në Lojërat Olimpike një e arritur kulmore

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 gusht 2016 Në ora: 21:47
Majlinda Kelmendi gjatë parakalimit në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar pritjen e sotshme për Majlinda Kelemndin medalisten e artë olimpike në xhudo.

Mustafa ka shteti dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe krenohen pa masë me Majlinden dhe sportistët tjerë që na bënë përfaqësuan me shumë dinjitet në Rio.

“Me nderimet më të larta shtetërore dhe me shumë emocione pozitive pritëm sot në Atdhe medalisten tonë të artë olimpike, krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi. Pritje madhështore, kampiones tonë të shumëfishtë ndërkombëtare dhe sportistëve tjerë, i bënë edhe qytetarët në të gjithë Prishtinën. Medalja e Artë në Lojërat Olimpike të Rios është një e arritur kulmore për sportin, qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Falë punës vetmohuese, talentit të rrallë dhe trajnimeve nga më i miri trajner në botën e xhudos, Driton Kuka, Majlinda e vendosi Kosovën në listën e ngushtë të shteteve të Arta të botës. Shteti dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe krenohen pa masë me Majlinden dhe sportistët tjerë që na bënë përfaqësuan me shumë dinjitet në Rio”, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat