Rikthimi i Majlindës, rikthim i shpresës së të rinjve

Xhudo

Rikthimi i Majlindës, rikthim i shpresës së të rinjve

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 22:49
Majlinda Kelmendi në Rio

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka komentuar kthimin në Kosovë të kampiones olimpike të xhudos “Rio 2016”, Majlinda Kelmendit.

Thaçi  përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se kthimi i Majlinda Kelmendit është rikthimi i shpresës për të rinjtë e Kosovës.

Thaçi ka shtuar se Majlinda Kelmendi është rikthyer si një ndër yjet më të popullarizuara të Olimpiadës.

“Majlinda shkoi në Rio si kampione, e sonte u kthy në atdhe si një ndër yjet më të popullarizuara Olimpike. Majlinda erdhi e artë. Rikthimi i saj në Kosovë është rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë që të vazhdojnë ëndrrat e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Majlinda Kelmendi është pritur sot në mënyrë institucionale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas triumfit historik. Pas parakalimit në sheshet e Prishtinës, Majlinda Kelmendi ka udhëtuar për në Pejë, ku është pritur nga shumë qytetarë e zyrtarë komunalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat