Majlinda Kelmendi merr nesër 100 mijë euro

Xhudo

Majlinda Kelmendi merr nesër 100 mijë euro

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:22
Majlinda Kelmendi merr qmim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon nesër ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka.

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.

 Sipas njoftimit të MKRS-së, në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe xhudistja, Nora Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat