Kelmendi: Në Tokio besoj se do të bëhem kampione e botës

Xhudo

Kelmendi: Në Tokio besoj se do të bëhem kampione e botës

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:45
Ndarja e shpërblimit për Majlinda Kelmendin

(E plotësuar) - Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, pasi ka marrë shpërblimin nga ministri Kujtim Shala, ka thënë se duke u kthyer nga Rio, nuk ka menduar për financat sepse nuk ka pas asnjë para që mund t’i heq gëzimin që kishte.

Ajo ka shprehur besimin se në Tokio do të bëhet kampione e botës, sepse vitin e kaluar nuk ka mundur ta mbrojë titullin e kampiones pas një lëndimi.

Kurse, trajneri i saj, Driton Kuka ka thënë se që kur kanë filluar rrugëtimin e tyre, qëllim jetësor kishte që t’i mësonte nxënësve atë që di.

“Sot ajo që më gëzon më së shumti është që nuk është anashkaluar Nora nga ana e ministrit”, tha ai.

Image

Shteti i jep shpërblimin Majlinda Kelmendit 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kula, për medaljen e parë të artë që i sollën Republikës së Kosovës.

Ministri Shala ka ndarë mirënjohje për Kelmendin dhe Nora Gjakovën, duke thënë se të dyja kanë vendosur standard për xhudon ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju si deri tani, dhe të ndihmojmë aq sa mundemi dhe të mos ndërhyjmë asnjëherë në punë të organizimit. Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës.

Majlinda mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit dhe një dhuratë pikturë.

Xhudistja MajlindaKelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.

Për triumfin e saj Kelmendifitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat