Nora Gjakova përfundon me sukses operacionin e gjurit

Xhudo

Nora Gjakova përfundon me sukses operacionin e gjurit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:55
Florin Ramadani

Xhudistja Nora Gjakova pas lëndimeve që kishte marrë në gjurin e saj, sot ajo iu nënshtrua operacionit 30 minutash në Spitalin Amerikan, i cili përfundoi me sukses.

Falë këtij operacioni, xhudistja Gjakova do të jetë e gatshme të luajë pas tre muajsh. Këtë e ka konfirmuar për media, doktori ortoped Florin Ramadani.

Ramadani ka treguar se pas ri-lëndimit dhe një shkryerje të miniskit të jashtëm, ka qenë indikacioni për operim.

Ai ka ritheksuar se operimi ka qenë i suksesshëm, duke shtuar se dëme të gjurit sportistja Gjakova më nuk ka, dhe që presin një ecuri shumë të mirë, e çka është më e rëndësishmja për Norën, të nis vazhdimin e karrierës sportive.

Ramadani: Rrjedha e operacionit ka qenë shumë e fortë

“Është kryere operacioni artoskopik, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka dalë me shumë sukses. Një pjesë e minsikut të vogël, meqë shkyrja ka qenë komplekse, është hequr, kurse në pjesën tjetër është bërë reflikacioni, mënyrë tjetër pa hapjen e gjurit. Rrjedhja e operacionit ka qenë shumë e mirë, operacioni është kryer me anestezion të përgjithshëm, për atë edhe informatat dhe bisedën dhe rrjedhën tash pas intervenimit nuk është e mundur ta zgjasim sepse Nora ka nevojë për pushim... Trajtimi pos-operativ ka me qenë pak ma i gjatë meqë është bërë qepja dhe ruajtja e minsikut, kurse struktura tjetër, ligamenti që e kemi bërë para shumë viteve ka qenë shumë i mirë, dëmet tjera  të gjurit nuk ka. Presim një ecuri shumë të mirë, dhe çka është me rëndësi për Norën vazhdim i karrierës sportive me shpresë se Nora në kampionatet tjera t’i bashkohet Majlindës me një medalje të artë”, tha Ramadani.

Por se a do të ketë problem për stërvitje, ortopedi Ramadani tha se varet shumë prej evolucionit të ecurisë, por nëse masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë atëherë ajo do t’i rikthehet prapë stërvitjeve.

Ramadani: Pas tre muajve i rikthehet stërvitjeve

“Varet shumë prej ecurisë, meqë është vetëm seminisk në thonjëza, po shpresojmë që në qoftë se masat e rehabilitimit fiziatrik do të ecin mirë shpresoj që pas tre muajve do t’i rikthehet prapë stërvitjeve por edhe garave. Natyrisht mundet edhe një gju i shëndosh të paraqes pengesa, por tash meqë intervenimi ka shkuar shumë mirë po shpresoj që nuk ka me paraqit pengesa”, tregoi Ramadani.

Meqë vetëm sa ishte kryer operacioni, nuk është parë e arsyeshme që të hyhet në dhomën e Nora Gjakovës, pasi që ajo ishte në gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat