Vazhdojnë rehabilitimin jashtë vendit

Xhudo

Vazhdojnë rehabilitimin jashtë vendit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:55
Driton Kuka me Nora Gjakovën

Xhudoja është krenaria e shtetit të Kosovës dhe në përgjithësi e kombit shqiptar. Synimet e xhudisteve janë që të vazhdojnë me suksese në çdo garë dhe inspirimin më të madh e kanë nga kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi.  Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, tha se Nora Gjakova dhe Leutrime Krasniqi vazhdojnë rehabilitimin. “Heroina e Lojërave Evropiane Nora Gjakova, medalistja e Evropianit 2016, sot së bashku me Leutrimen vazhdojnë pas operimit me shumë sukses në Spitalin Amerikan rehabilitimin jashtë vendit!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat