Dedikim i veçantë, bën tatuazh portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi

Xhudo

Dedikim i veçantë, bën tatuazh portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:11
Xhudistja Majlinda Kelmendi

Xhudistja nga Peja Majlinda Kelmendi, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me sukseset e shumta të saj.

Megjithëse shumë njerëz e kanë bërë idhull, një adhurues i fitueses së medaljes së artë e ka ngritur respektin në një nivel më të lartë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i personit që e ka bërë këtë tatuazh, por dihet se është nga Peja.

Ai e ka bërë tatuazh portretin xhudistes së veshur me kimono të kaltra, që ka hapur krahët nga gëzimi pasi të ketë ngadhënjyer në një garë. Poshtë figurës së Majlindës, shihen edhe pesë rrathët që e përbëjnë simbolin e Lojërave Olimpike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat