Krasniqi, e argjendtë në Grand Slam

Xhudo

Krasniqi, e argjendtë në Grand Slam

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:07
Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi (52 kg) u stolis me medalje të argjendtë në turneun Garnd Slam në xhudo, që u mbajt në Zagreb. Ajo pësoi në finale nga polakja Karolina Pienkowska. Pas një lufte të fortë, Krasniqi nuk arriti të triumfoi, andaj u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë. Distria e nisi furishëm garën, duke e mposhtur gjermanen Ines Beischmidt për 3 minuta e 45 sekonda, ndërkaq, për 14 sekonda e deklasoi rumunen Larissa Florian dhe në finale u ndesh me Karolina Pienkowskan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat