Kuka me pagë të përhershme nga shteti, ja paga e tij

Xhudo

Kuka me pagë të përhershme nga shteti, ja paga e tij

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:04
Driton Kuka e Kujtim Shala

Trajneri i Majlinda Kelmendit, kampiones olimpike në xhudo, Driton Kuka ka marr shpërblimin e paraparë për arritjen kulminante në Sport.

Përmes një komunikate për media Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se Driton Kuka do të marr pagë të përhershme prej 800 euro në muaj, duke filluar nga 1 tetori.

“Ministri i MKRS-së, Kujtim Shala, në bazë të rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti”, thuhet në komunikatë.

Image

Ky vendim vjen pas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbushur kushtet e parapara për të qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muaj. Arsyeja për këtë përkrahje bazohet në rregulloren për mbështetje e përhershme të sportistëve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane.

“Kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave për ata që kontribuojnë në edukimin sportiv dhe ngritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë. Me sukseset e tij, trajneri Kuka, është bërë pjesë dhe sukses i pashlyer i historisë së sportit. Puna dhe sukseset e arritura në xhudo kanë meritën e tij, dhe ato janë motivim e inkurajim për sportistët e rinj drejt sukseseve të mëdha”, u shpreh Shala.

Ndërsa Kuka është shprehur se kjo është një nxitje për të punuar edhe më shumë me të rinjtë.

“Kjo është një mirënjohje e kontributit që ai ka dhënë për sportin e xhudos në Kosovës. Ai theksoi se kjo është një nxitje për të punuar edhe më tutje me brezat e rinj dhe për të nxjerrë sportistë të rangut botëror”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat