Distria kampione e Evropës, Gjakova rrah malazezin, i bronztë

Xhudo

Distria kampione e Evropës, Gjakova rrah malazezin, i bronztë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:40
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Driton Kuka e Akil Gjakova

(E plotësuar) -  Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztën në Kampionatin Evropian U-23, pasi që e mposhti malazezin Nikolla Gardasheviçin e Malit të Zi. Lufta nuk zgjati më shumë se një minutë e 37 sekonda, pasi që Gjakova tregoi kualitetin e tij.

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U-23. Ajo me paraqitjen e saj ka çmendur të gjithë të pranishmit në palestrën në Tel Aviv, pasi që në finale e deklasoi rumunen Larisa Florian nga Rumania. Ajo bëri paraqitje të shkëlqyeshme dhe për 4 minuta triumfoi, duke i sjellë medalje të artë shtetit të Kosovës.

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, Distria është në finale, ndërsa Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë. Distria (52 kg) për të arritur deri në finale ka mposhtur këto rivale: për 4 minuta gjeorgjianen Mariam Janashvillin, turken Buzra Ozdek, pastaj kroaten Tena Sikiç nga Kroacia, për 2 minuta e 47 sekonda italianen Fabiola Pidronin dhe në finale do të takohet me Larisa Florian nga Rumania. Akil Gjakova garon në 73 kg, i cili në rrethin e parë e mënjanoi për 5 minuta hungarezin Szabo Frigyes, pastaj rumunin Alexandru Raicu, megjithatë humbi për 4 minuta e 24 sekonda nga garuesi i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov. Gjakova, në repesazh në luftë për t’u futur në zonën e medaljes e mundi (për 3 minuta e 6 sekonda) izraelitin Dmytro Raskin dhe për medaljen e bronztë takohet me Nikolla Gardasheviçin e Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat