Agron Kuka vlerëson Distrian e Akilin, befason për vëllain e tij

Xhudo

Agron Kuka vlerëson Distrian e Akilin, befason për vëllain e tij

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 18:52
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Agron Kuka

Kryetari i Federatë së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, vlerësoi lartë Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën. Distria fitoi medaljen e artë dhe Akili të bronztën në Kampionatin Evropian për U-23 në xhudo.  “Është sukses i madh për xhudon e Kosovës në veçanti për Akilin, pasi që dihet që për meshkuj konkurrenca është dukshëm më e madhe! Me këtë rezultat po dëshmohet edhe njëherë që xhudo në Kosovë është sporti numër 1 dhe duhet të ketë tretman të veçantë dhe që edhe zyrtarisht të shpallet sport me Interes Nacional. Presim që institucionet përkatëse të marrin hapa konkret në ketë drejtim. I përgëzoj Distrian, Akilin dhe natyrisht trajnerin kombëtar Driton Kukën për këtë rezultat”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë i ka veçuar Distrinë e Akilin? “Si gjithnjë garuesit tanë veçohen për përgatitjet e tyre profesionale dhe nuk ia lënë fatit te vendosë për ta. Fokusi dhe këshillat e trajnerit si gjithnjë pjesë e rëndësisë së veçantë” thotë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat