Kuka: Çmimet e ANOC për Kosovën, janë sikur Oscar për Kinematografi

Xhudo

Kuka: Çmimet e ANOC për Kosovën, janë sikur Oscar për Kinematografi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:46
Silva, Kuka e Majlinda

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, është krenar që kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi dhe shteti i Kosovës u shpërblyen nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016. “Kjo mirënjohje është për shtetin më shumë se sa individuale. Aty kanë qenë prezent 300 media të fuqishme botërore e personalitetet më të fuqishme të botes së sportit. Çmimet e ANOC në Sport janë sikur Oscar për Kinematografi. Kështu që ngjarje e madhe për shtetin tonë të ri e për popullin shqiptar kudo që janë”, tha Kuka për gazetën kombëtare ‘Bota sot’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat