Blerina fiton Kupën e Gjermanisë!

Xhudo

Blerina fiton Kupën e Gjermanisë!

Nga: Avdyl Salihu Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:32
Blerina Seferi

Xhudistja Blerina Seferi (52kg) ka arritur rezultat fenomenal në Kupën e Gjermanisë për seniore, duke u ngjitur në piedestalin më të lartë. Deri te medalja e artë, Shqiponja e Shipkovicës, erdhi pasi mposhti katër kundërshtare. Ne luftën e parë u përball me një kundërshtare nga Nordrhein – Weslfalen, për të futur më pas edhe në çerekfinale ku u takua me një garuese që vinte nga Baden, dhe në gjysmëfinale ishtë më e mirë edhe se garuesja nga Saxony. Në finale me dy wazari arriti të mposhtë kundërshtaren nga Mexkenburg – Vorpommerin. Me suksesin e arritur ka qen shumë e kënaqur Bleri, e cila tha se ky eveniment për të ka qën shumë i rëndësishëm. “Të fitosh Kupën e Gjermanisë edhe atë për seniore është një ndjenjë e veçantë duke e pas parasysh moshën e re që kam. Në përballjet që kam pas jam fut me një seriozitet të madh pasi e dija se kundërshtaret e mija janë më me shumë përvojë, e sidomos ajo që u takova në finale që e njoh mirë por edhe më njeh. Arrita të fitoj dhe kjo më jep motiv edhe më shumë që të ushtroj intensivisht duke arrit majat e sportit”, tha Blerina. Ndryshe, suksesi i Blerinës ka ngjall interesim të madh edhe nëpër mediat gjermane e sidomos ato në Hamburg ku e kanë shpall edhe si heroinë e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat