A duhet të organizojmë një spektakël shumësportesh për Ditën e Flamurit?

Xhudo

A duhet të organizojmë një spektakël shumësportesh për Ditën e Flamurit?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2016 Në ora: 11:12
Majlinda e Dritoni

Si gjithmonë organizohen aktivitetet e ndryshme sportive për Ditën e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit. 28 Nëntori, është festë mbarëkombëtare dhe festohet kudo në forma të ndryshme. Edhe këtë vit janë organizuar dhe do të organizohen aktivitete të shumta sportive. Në fakt, do të ishte edhe më bukur që në një të ardhme të organizohen spektakle të mëdha me yjet e sportit shqiptar. Sportistët e mirënjohur e përkrahin idenë që në një të ardhme të organizohet një spektakël shumësportesh dhe të mblidhen yjet e sportit dhe kjo të jetë tradicionale. Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka thonë se është ide që duhet realizuar. “Festa 28 Nëntori është festë e popullit tonë pavarësisht ku jetojmë e gjendemi, çdo vit ka manifestime në shumë sporte”, tha Majlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kuka mendon se duhet organizuar një ngjarje të tillë. “Kemi yje e yje të sportit shqiptar, pse mos të organizojmë edhe një ngjarje të tillë shumësportesh”, theksoi Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat