Klubet po shuhen nëpër Komunat tona!

Xhudo

Klubet po shuhen nëpër Komunat tona!

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:04

Shumica e klubeve të xhudos nuk i kanë punët mirë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ankohet se nuk po shkojnë gjërat mirë në disa klube dhe paralajmëron se disa edhe mund të shuhen. “Turneu ‘Adem Jashari’ u mbajt në Prishtinë, me pjesëmarrje të disa shteteve me gara për kadetë e seniorë - femra e meshkuj, ky turne tregoj që xhudo edhe shumë kohë do të mbaj primatin e Sportit më të suksesshëm në Kosovë!
Garuesit më të mirë Shpat Zekaj për meshkuj dhe Fjolla Kelmendi për femra treguan teknikë të bukur dhe performansë të shkëlqyeshme.
Klubet e xhudos së Kosovës si gjithmonë me brenga për përkrahje të vogël ose fare përkrahje nga Komunat, por edhe Klubi me Kampione Olimpike sivjet s’ka asnjë përkrahje nga Komuna e Pejës edhe pse jemi në muajin dhjetor, ajo çka ofruan klubi ynë si pranoj as s’do i pranoj kurrë!
Në fund vit do të publikojmë përkrahjen që kanë klubet e Kosovës veç e veç në secilën Komunë!
Me Majlindën s’ka Komunë as politikan që nuk krenohet por në anën tjetër klubet po shuhen nëpër Komunat tona!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat