Lajm i madh për trajnerin e Majlinda Kelmendit

Xhudo

Lajm i madh për trajnerin e Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:36
Kukaj e Majlinda gjatë një gare

Driton Kukaj, trajner i kombëtares së xhudos së Kosovës, vërtet ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm. Për trajnerin e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, pa dyshim se është një nga lajmet më të mira në fund të vitit, i cili përmes profilit të tij ka shkruar: “Sot Asambleja Komunale e qytetit të Pejës si rezultat i marrëveshjes në mes Komunës, Ministrisë dhe Federatës votoj ndarjen e Parcelës për Qendrën Nacionale të Xhudos!
Faleminderit të gjithëve Peja me Qendër Nacionale të Xhudos! Parcela është nda nga Institucionet Komunale të qytetit e ndërtimi nga Ministria!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat