Kuka: Mbi 24 orë u shtymë me rusët për Flamurin e Kosovës

Xhudo

Kuka: Mbi 24 orë u shtymë me rusët për Flamurin e Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 dhjetor 2016 Në ora: 17:23
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Agron Kuka

Viti 2016 do të mbahet mend si viti më i suksesshëm dhe historik për sportin e Kosovës. Për herë të parë sportistët e Kosovës morën pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’ dhe rezultoi me triumfin e madh të krenarisë tonë, xhudistes Majlinda Kelmendi. Majlinda i solli medaljen e artë olimpike dhe të parën në histori shtetit të Kosovës. Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, vlerëson se është me fat që është kryetar i një sporti që ka bërë mrekulli dhe ka sjellë edhe medaljen e parë të artë olimpike. Ai tregon për batica dhe zbatica që patën gjatë tërë vitit sidomos në garat e mëdha që nga Kazani i Rusisë kur u mbajt Kampionati Europian e deri në Rio në Lojërat Olimpike. Kuka thotë se kishte mjaft peripeci, sa gëzime aq edhe stres, por edhe mjaft polemika siç ishte rasti në Kazan kur rusët tentuan me çdo kusht mos ta lejojnë himnin dhe flamurin e Kosovës. Numri një i federatës tregon edhe disa sekrete se si cili nga garuesit është më shumë objekt i shakave! Mirëpo, ai tha se ka pasur një deklaratë të papritur dhe që i ka lënë shumë përshtypje, ajo ka qenë e kryetarit të Malit të Zi në xhudo.

“Jam shumë me fat që jam Kryetar i Federatës që na solli rezultate historike gjatë këtij viti e na solli emocione të papërsëritshme duke filluar në Kazan të Rusisë e duke vazhduar në Rio të Brazilit! Përjetimi i këtyre rezultateve për mua si kryetar janë të shumëfishta, pasi që e di sa puna, mundi e sakrifica është bërë me vite të tëra! Është ndjenjë e mrekullueshme kur e gjithë sakrifica shpërblehet me rezultate kulminante”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si mund ta shpjegoni atmosferën kur u niset në Rio me Majlindën, Norën dhe Dritonin. A vërehej një stres, si ishte reagimi i tyre në aeroplan, çfarë të bënte më shumë të buzëqeshej me ta? “Natyrisht protagonist të këtyre ngjarjeve historike janë trajneri tani me famë botërore e duke vazhduar me Majlindën, Norën e gjithë tjerët që i përmende, por jo vetëm, kemi edhe shumë garues tjerë qe janë në pritje për të shpërthyer. Ne si ekip kemi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të nesër në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe sot në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat