Shef i Njësisë: Sportistet më të mira do t’i bëjë police të Kosovës

Xhudo

Shef i Njësisë: Sportistet më të mira do t’i bëjë police të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 18:53
Anton Cena e Qëndresa Ramadani

Shef i Njësisë së Taktikave Mbrojtëse dhe Aftësimit Fizik të policisë së Kosovës, Anton Cena, vërtet befason me një shkrim, sepse i ka vendosur vetes një mision të çuditshëm! Një mision që pak kush e ka pritur, duke shkruar se e ka vendosur mi mbledhë të gjitha sportistet më të mira mi bërë police. “Një fotografi me atleten (gjimnastikë) më të fortë të shtigjeve të gjata Qëndresa Ramadani, përndryshe kandidate për police të ardhshme të Kosovës. Njëra kampione e re, ndërsa tjetri kampion i vjetër! E kam vendosur me i mbledhur të gjithë sportistet më të mirë që ka Kosova më i bërë polic të Kosovës!”, shkruan Cena, ndryshe xhudist veteran dhe trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina, raporton gazeta kombëtare “Bota sot!”. Mos të harrojmë, se njëra nga boksieret më të mira, Marigona Beadini është police dhe kemi shumë sportistë të tjerë në uniformë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat