‘Shqiponja e Shipkovicës’ pret shumë nga 2017

Xhudo

‘Shqiponja e Shipkovicës’ pret shumë nga 2017

Nga: Avdyl Salihu Më: 30 janar 2017 Në ora: 14:36
Blerina Seferi me disa garues në podium

Xhudistja Blerina Seferi, ish kampionia Ballkanike dhe fituesja e shumë medaljeve nga kupat evropiane e kampionati gjerman, ka filluar me stërvitje intensive para garave që e presin në vitin 2017. Së bashku me klubin e saj, “Shqiponja e Shipkovicës”, po punon në ushtrime bazike kurse më pas do të nisin edhe stërvitjet tekniko taktike. Seferi  shprehet optimiste se ky vit do të jetë i saj dhe beson shumë se do të paraqitet edhe në kampionatin evropian që mbahet në Maribor të Sllovenisë. “Me trajnerët e mi kemi filluar me stërvitje intensive duke rrit tempin e ushtrimeve. Jemi duke punuar, për të përmirësuar përgatitjet fizike, kurse nuk po mungojnë as ushtrimet tekniko taktike, të përcjelura edhe me lufta sparing. Trajnerët kanë caktuar disa gara ku do marrim pjesë e gjithë kjo do jetë si test apo gara kualifikuese për kampionatin evropian që sivjet mbahet në Maribor”, thotë Seferi, duke shtuar: “Për të marr pjesë në kampionatin evropian normal duhet të kualifikohem, pra të tregoj kualitetet e mija në kampionatin gjerman dhe në disa gara.

Besoj në vetveten dhe do jam gjithçka që këtë të arrij. Nga ana tjetër, sivjet do të vazhdoj me paraqitjet e mija edhe në Kupat evropiane ku besoj të arrij edhe sukseset e radhës”, pohoi Blerina Seferi. Ndryshe, Bleri pushtimet dimërore i kaloi atje ku ndihet më së miri pra në fshatin e saj, Shipkovicë. Në pyetjen tonë se pse gjithnjë zgjedh këtë vend për të pushuar ajo thotë “Shipkovica ime është vendi ku unë ndihem më së miri, pra atje unë ndihem si në qiell dhe pushoj si në aspektin fizik edhe ashtu psikik. Atje vendasit më duan shumë dhe më respektojnë kudo që jam kështu që ndonjëherë i them babit nuk dua as në deti të shkoj, pasi dua të qëndroj në malet e Sharrit”, përgjigjet duke buzëqeshur, tani më sportistja e njohur shqiptare, që besojmë se së shpejti pas disa viteve ushtrimet do ti vazhdoj në klubin e kampionëve, pra tek trajneri legjendar Driton Kukan në Pejë. Ndryshe, aktiviteti i saj i parë për 2017 do jetë turneu në Belgjikë, kurse në muajin mars e pret edhe Kampionati i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat