Në fundjavë (4-5 shkurt) fillojnë betejat e reja për xhudistet e xhudistët e kombëtares së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Në Sofje do të mbahet ‘European Cup’ në xhudo. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tregon për gazetën kombëtare ‘Bota sot” se me cilët garues do të marrë pjesë. “Mbahet European Open-Kupa Botërore për femra, ku marrin pjesë Fjolla Kelmendi (48 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Loriana Kuka (70 kg)”, tha Kuka. Me 11-12 shkurt do të mbahet gara prestigjioze në Paris, Grand Slam, aty do të përfaqësojë Kosovën, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi. “Në Paris merr pjesë Majlinda, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova”, theksoi përzgjedhësi Kuka. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se është testi i parë serioz. “Në fundjavë...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)