Distria e Nora fillojnë mbarë 2017-tën, marrin medalje në Sofje

Xhudo

Distria e Nora fillojnë mbarë 2017-tën, marrin medalje në Sofje

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:24
Distria Krasniqi e Nora Gjakova në Bullgari

Xhudistet nga Kosova Distria Krasniqi e Nora Gjakova e kanë filluar mbarë vitin 2017.

Ato kanë fituar dy medaljet e para për këtë vit në garën e parë të Kupave Botërore, shkruan Bota sot.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i tyre Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

“Dy medalje në garën e parë të Kupave Botërore. Distria e Nora të bronzta në Sofje, ndërsa prezent ishte edhe ambasadori unë në Bullgari, Shpend Kallaba. Distria në mes tjerash sot mposhti hiq më pak se kampionen Olimpike, brazilianen Menezes. E në gjysmëfinale ishte e shkëlqyeshme me japonezen nga e cila humbi në 10 sekondat e fundit”, ka shkruar Kuka./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat