‘Polici’ i Prishtinës la pa tekst malazezët

Xhudo

‘Polici’ i Prishtinës la pa tekst malazezët

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:37
KXH Polici nga Prishtina

Djelmoshat e klubit ‘Polici’ nga Prishtina treguan paraqitje të jashtëzakonshme në turneun ndërkombëtar, i 35­ti më radhë ‘Mimoza Cup’ në të cilin morën pjesë 7 shtete me 37 klube dhe 530 garues. Prishtinasit shkëlqyen duke fituar pesë medalje të arta, në fakte lanë pa tekst të pranishmit në Igallo të Malit të Zi. “Fituam 5 medalje të arta: Art Thaçi (­ 46 kg), Dardan Cena (­42 kg), Rezarta Alimi (­56kg), Dunit Raci ­55 kg, Vendim Raci ­60 kg. Ndërsa prej KXH ‘Studenti’ të Vushtrrisë Florian Gërguri e zuri vendin e tretë në kategorinë ­32 kg. Edhe në ketë turne KXH ‘Polici’ tregoi që është duke shkuar për së mbari. Gara e radhës është në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Anton Cena, trajner i KXH ‘Policit’ që paralajmëron suksese edhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat