Drejt realizimit të Qendrës Nacionale

Xhudo

Drejt realizimit të Qendrës Nacionale

Nga: K.Goca Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 10:50
Pamje nga takimi me ministrin

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, në një postim tim të tij shkruan se janë drejt realizimit të Qendrës nacionale. “Drejt realizimit të Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë dhe drejt Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’. U takuam me ministrin Shala, në takim ishte Kryetari i federatës tonë, unë dhe stafi i Ministrisë, u diskutuan të gjitha mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të sportit të xhudos!”, shkruan Kuka, i cili vëmendjen e ka për garën e fundjavës në Paris, Grand Slam, gara që sjellë më së shumti pikë në ranglistën botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat