Kelmendi, Gjakova e Krasniqi i njohin kundërshtarët e Parisit

Xhudo

Kelmendi, Gjakova e Krasniqi i njohin kundërshtarët e Parisit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:44
Majlinda

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (52) është në grupin A, kurse Distria Krasniqi (52) në atë B të Grand Slam të Parisit që mbahet nesër në Paris të Francës. Majlinda është kualifikuar direkt në rrethin e dytë e cila e pret fituesen ndërmjet kanadezes Ekaterina Guica dhe argjentinases Abi Betsabe Cardozo Madaf. Ndërkaq, Distria Krasniqi është kualifikuar direkt dhe e pret fituesen e sfidës Katri Kakko (Finlanda) e Laetitia Payet (Franca). Nora Gjakova (57 kg) është në grupin B e cila është kualifikuar direkt në rrethin e dytë, por pret fituesen e ballafaqimit ndërmjet ruses Irina Zabludina dhe  kanadezes Jessica Klimkait.  Akil Gjakova (73 kg) është në grupin A dhe do të takohet me amerikanin Robert Lee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat